Kush jemi ne?
Në vitin 2016, “VVF” Sh.p.k, pas shumë testeve eksperimentale dhe përvojës së fituar ndër vite në fushën e
Bujqësisë Organike, vendos të përgatisë dhe planifikojë
një plan investimi konkret për një fabrikë industriale e
cila fillimisht do të pajiset me leje minerare, më pas një
leje për prodhimin e plehrave organike të lëngshme me
bazë Humate.
Më 22 shtator 2017, përmes një ceremonie simbolike, më në fund realizohet produkti i parë dhe kështu vendoset hapi i parë drejt fillimit të një rrugëtimi të ri në fushën e produkteve bujqësore, që përkon me fillimin zyrtar të punimeve për realizimin e investimit të “VVF” Sh.p.k, si kompani prodhuese.>
“VVF” Sh.pk është një nga kompanitë më të reja dhe e vetme në mesin e kompanive që merren me inovacione dhe në të njëjtën kohë me zhvillimin e produkteve që ofrojnë zgjidhje në bujqësi dhe fusha të tjera të ngjashme. Duke qenë të pozicionuar strategjikisht si kompani pioniere në tregun vendor të Kosovës, si një ndër kompanitë më të njohura kur bëhet fjalë për plehrat organike, me rritje të shpejtë, fleksibilitet dhe shpërndarje në mbarë vendin, ne përpiqemi të zgjerojmë horizonte të reja industriale, bioteknologjike.
Kompania “VVF” Sh.p.k, në vitin 2021 nga Trupa çertifikuese Albinspekt, si Organ i Çertifikimit të produkteve organike, pranuam vendimin për certifikimin e katër produkteve të plehrave organike, duke theksuar se këto inpute janë të njohura për përdorim në Bujqësinë Organike, si dhe aplikime të tjera në procesin e certifikimit.
Stafi kompanisë
Valdet Teneqja
vvfcompany2024-01-08T23:06:13+01:00Kushtrim Reka
vvfcompany2024-01-08T23:06:42+01:00Xhelal Zharku
vvfcompany2024-01-08T23:07:09+01:00Kujtim Kyqyku
vvfcompany2024-01-08T23:13:58+01:00Malsor Burrniku
vvfcompany2024-01-08T23:14:22+01:00TË TJERËT PËR NE
Dëshmitë:
Më shumë për punën tonë!
Shërbimet Tona
- Prodhimi i pesticideve dhe produkteve të tjera agrokimike.
- Prodhimi i produkteve të tjera kimike p.k.t.
- Grumbullimi i mbeturinave jo të rrezikshme.
- Grumbullimi i mbeturinave të rrezikshme.
- Trajtimi dhe asgjësimi i mbeturinave jo të rrezikshme.
- Trajtimi dhe asgjësimi i mbeturinave të rrezikshme.
- Tregtia me shumicë e artikujve të parfumerisë dhe kozmetikës.
VVF Company me sukses ka arritur të njoftojë dhe ta informojë opinionin për produktet si dhe të depërtojë në tregun vendor me synim që të depërtojë në tregun Evropian