Plehu Humi BIO është ushqyes me veti organike natyralisht të asimilueshme nga bima, i cili e rritë rendimentin, njëkohësisht përmirëson cilësinë e tokës dhe tëbimës si dhe përshpejton rritjen. Vetitë e Humi BIO ndikojn gjithashtu në korigjimin e mangësive të shumëfishta duke përmirësuar sistemin rrënjor të perimeve, shijen, dhe duke zvogëluar kërkesën e ujit në tokë për rreth 50%. Humi BIO me theks të veqantë ndikon në rritjen e imunitetit të perimeve duke i mbrojtur nga sëmundjet, insektet dhe temperaturat e larta. Plehu i kësaj kategorie është krijuar me qëllim që të jetë fillimisht bio miqësor me ambientin (Tokën, Ujin dhe
ajrin) dhe njëkohësisht edhe me aplikuesin. Efekti ekonomik është shumë herë më i madh se sa kostoja për trajtim me Humi Bio.
Mund të kombinohen në trajtimin e fushave me herbicide, fungicide, insekticide, zvogëlon stresin e bimëve të kultivuara. Mund të përdoret në rezervuarët me solucione të përzier përgjatë aplikimeve në gjethe dhe rrënjë.