Plehu i lëngshëm organik Humi GRASS është me përmbajtje të komponimeve komplekse të humateve të kaliumit dhe mikronutrientëve të nevojshëm pëtokën dhe bimën. Përdoret në kopshte, lëndina dhe kullota. Ky produkt mund të aplikohet çdo javë. Acid Humik i lëngshëm asimilohet lehtësisht nga bari jelbërues dhe disa nga funksionet e tij kryesore përfshijnë përmirësimin e imunitetit të barit, përmirësimin e metabolizmit të barit, përmirësimin e zhvillimit të rrënjëve të barit, përmirësimin e furnizimit të elementeve ushqyese të barit dhe rritjen e formimit të fermenteve. Një nga veprimet kryesore të Acidit Humik është të rrisë aftësinë e bimës ose barit për t’i bërë ballë stresit të nxehtësisë, thatësirës, të ftohtit, sëmundjeve, insekteve dhe llojeve të tjera të presioneve mjedisore ose ambientale.
Plehu Humi Grass gjithashtu e rritë produktivitetin e përgjithshëm të të gjitha llojeve të barit, rendimentin, si dhe forcën e kërcellit të barit. Brenda tokës, stimulon
mikroorganizmat e tokës duke promovuar Humusin.