Përdorimi
Aditivi për beton që zvogëlon sasinë e duhur të ujit:
- përmirëson punueshmërinë dhe ngjeshurinë e përzierjes,
- përmirëson lidhshmërinë e përzierjes, parandalon veçimin e përbërësve dhe lëshimin e ujit,
- lejon zvogëlimin e ujit të duhur për përafërsisht 10%
- rrit qëndrueshmërinë, rezistencën ndaj ujit, ngricave, fortësinë dhe densitetin e betonit,
- nuk shkakton korrozionin e elementeve të metalit. Rekomandohet gjatë kryerjes së ngrohjes të dyshemesë të Sistemit Ibercuk
AB-100.
Dozimi
Të përdoret në sasinë 0,25 – 0,6% në raport me masën e çimentosë (përafërsisht 200 ml për 50 kg çimento) bashkë me ujë të duhur dhe materiale inerte.
Gjatë vapës rekomandohet të shtohen dyfishtë dozat me qëllim që të zgjatet punueshmëria e betonit.
Deponimi
Të ruhet në enët origjinale, të mbyllura hermetikisht. Të ruhet nga ngricat dhe rrezet direkte të diellit. Në rast të ngrirjes duhet të shkrihet tërësisht, të shkundet
në mënyrë energjike dhe të përzihet deri sa të arrihet konsistenca homogjene.
Masat e sigurisë
Komponentet e përfshira në produktin nuk klasifikohen si të rrezikshme. Në rast të kontaktit me lëkurën, të lahet me ujë dhe sapun. Në rast të kontaktit me sytë të
shpëlahet bollshëm me ujë të pastër. Të konsultohet mjeku i syve. Në rast të konsumimit, goja të shpëlahet me ujë të pastër. Të mos shkaktohet vjellja, të
konsultohet mjeku.