Oliveks Liquid Fertilizer 5kg

Oliveks Liquid Fertilizer 5kg


Portfolio Description

Specifike për plehërimin e frutave të ullirit, për të marrë një reduktim të alternimit të prodhimit, për të siguruar rendiment maksimal të vajit, duke përmirësuar të gjitha karakteristikat tipike organoliptike të një vaji cilësor.
I pasur me N,P,K dhe mikronutrient të humateve.

OLIVEKS është i karakterizuar nga përmbajtja e NPK dhe micronutrient të humateve lehtësisht të asimilueshëm në formë organike. Ky lloj raporti midis elementeve është natyrshëm i ekuilibruar dhe si I tillë ofron një produkt ideal në kultivimin e frutave të ullirit. Në fakt, i mbrojtur nga matricat organike,
Azoti stimulon regjenerimin e bimësisë duke prodhuar vegjetacion nëpërmjet prodhimit të gjethe të reja, lule dhe duke ndikuar në rritjen edhe të frutave të ullirit, ideal për marrjen e rendimentit maksimal të vajit. Prezenca e mjaftueshme e Fosforit bënë të mundur një rritje optimale të rrënjëve, ndërsa Kaliumi rritë rezistencën ndaj thatësirës dhe ndaj parazitëve.


Përmbajtja e mikroelementëve (metal-humate), Hekur, Zink dhe Bor, të kombinuara ngushtësisht me matricat organike të plehut mundësojnë që jenë të absorbuara lehtësisht nga bima, duke parandaluar mangësitë e mundshme dhe krijimin e të gjitha kushteve për zhvillimin optimal të gjetheve, për aktivitetin më të mirë fotosintetik dhe për një mjedis të lartë dhe të qëndrueshëm ndër vite. Ndër të tjera, ofron rimobilizimin e mikroelementëve të pa tretshëm në tokë përshakak të pH-së alkaline (bazike) ose sub-alkaline, dhe një prodhim optimal të aminoacideve dhe proteinave në bimë.